United Hospital

Kombin e krijon kultura, e jo shteti, o shqiptar!

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Nga Fadil Maloku – 1. Teoritë (një thes i tërë)kryesore perëndimore mbi kombin, na dëshmojnë se KULTURA, (mitet, gjuha, mentaliteti, etnopsikologjia, territori,..etj.) dhe SHTETI, si krijesa historike, kanë shumë ndikim në (de)faktorizimin e strukturës mentale të një KOMBI.

2. Është dëshmuar gjithashtu, se të dy këto kategori (kultura dhe shteti) sociologjike, i riciklojnë përherë raportet midis e tyre, ashtu sikurse “binjakët Sijamez” .

3. Ata që thonë se kultura (e munguar edhe si traditë historike edhe si perceptim sociologjik) kosovare mund apo edhe t’i paraprij (!) ndërtimit të “kombit kosovar”, e kanë gabim si qasjen, ashtu edhe argumentin!

4. Thjesht, se: ndjenja kombëtare kosovare,gjatë qenësimit të vetë historik, më shumë është kultivuar, identifikuar e rindërtuar me; gjuhën, gjakun, prejardhjen etno kulturore…etj., se sa me projektin (hajde ta themi edhe hegjemonist!) të “gjithë shqiptarët në një shtet”!

ARKATANA

5. Tjetër, procesi i moskontestimi, të origjinës së përbashkët shqiptare, nga ana e shqiptarëve të Kosovës, gjatë gjithë periudhës së aneksimit nga ana e Serbisë më 1912, na dëshmon qartë të gjithëve, (duke mos përjashtuar këtu as turbokozmopolitët, e as ithtarët e multietnicitetit), se; tendenca për synime të reja identitare kombëtare, pra, për të krijuar e ndërtuar një komb të ri në Kosovë, është absurde, alogjike, e paqëndrueshme, e panevojshme, dhe e paargumentueshme!

6. Ajo është më tepër një tendencë djallëzore, ose edhe më thjeshtë; një “impossible mission”! Sepse, kombet nuk janë laboratore, e as kazana (melting pot) ku dizajnohen sipas qefeve, interesave klasore, klanore, individuale (qofshin të porositura, të injektuara dhe të dizajnuara edhe nga miqtë apo armiqtë tanë) grupore, ideologjike, politike…etj, ku krijohen ato!

7.”Kombi kosovar”, sociologjikisht nuk mund të dëshmohet, politikisht ka shumë probleme, ndërkaq, kulturalisht është i paimagjinueshëm!!!

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.