GRANDEMALL

Kombëtarja shqiptare me mbrojtje kosovare kundër Moldavisë

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Prishtinë – Përzgjedhësi i Shqipërisë në futboll, Gianni de Biasi, të shtunën, ka publikuar listën me emrat e 21 futbollistëve të ftuar për miqësoren me Moldavinë. Ndeshja me Moldavinë zhvillohet të mërkurën në Tiranë, dhe është prova gjenerale para fillimit të eliminatoreve për botërorin e vitit 2014.

Italiani De Biassi ka ftuar pesë futbollistë nga Kosova, të gjithë të repartit defansiv. Për pozitën e titullarit në portë do të garojnë Samir Ujkani i Palermos e Etrit Berisha i Kalmarit të Suedisë. Ujkani në vitet e fundit ishte titullar në kombëtare, ndërsa Berisha është afruar vetëm disa muaj më parë. Ai debutoi në ndeshjen miqësore me Iranin të luajtur më 27 maj dhe la përshtypje të mirë.

Ndërkohë, në mbrojtje titullar pritet të jenë Lorik Cana (Lazio), Armend Dallku (Vorskla) e Mërgim Mavraj (Greuther Furth). Mavraj po ashtu ka debutuar në muajin maj. Ai luajti kundër Katarit e Iranit dhe menjëherë u stabilizua në rolin e mbrojtësit të qendrës në krah të kapitenit Cana. Dallku si zakonisht pritet të mbulojë krahun e djathtë të mbrojtjes.

De Biassi ka ftuar tre debutues për ndeshjen me Moldavinë. Për herë të parë për ndeshje zyrtare me kombëtaren A do të grumbullohen Erjon Dushku (Tirana), Erjon Vuçaj (Laçi) e Renato Arapi (Skënderbeu). Futbollistët e tjerë janë ata që u paraqitën edhe në ciklin e kaluar eliminator.

FITORJA

Eliminatoret për botërorin “Brazili 2014”, “kuqezinjtë” i nisin më shtatë shtator në Tiranë me ndeshjen kundër Qipros. Katër ditë më vonë në Luzern, Shqipëria takohet me Zvicrën. Shqipëria bën pjesë në grupin E ku gjenden edhe Norvegjia, Sllovenia e Islanda. Kombëtarja është në pritje të kualifikimit të parë në një turne të madh.

Futbollistët e ftuar

Samir Ujkani (Palermo), Etrit Berisha (Kalmar), Lorik Cana (Lazio), Armend Dallku (Vorskla), Erjon Dushku (Tirana), Andi Lila (PAS Jannina), Mërgim Mavraj (Greuther Furth), Renato Arapi (Skenderbeu), Sabien Lilaj (Skenderbeu), Odise Roshi (FSV Frankfurt), Jahmir Hyka (Luzern), Emiljano Vila (PAS Jannina), Ledjon Memushaj (Lecce), Ansi Agolli (Qaraback), Hair Zeqiri (Rizespor), Ervin Bulku (Sepahan), Erjon Vuçaj (Laçi), Elis Bakaj (Chernomorets), Hamdi Salihi (DC United), Edgar Çani, Erjon Bogdani (Siena)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.