Uji Dea

Kombëtarja shqiptare humbë Bashën

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Migjen Basha do të bëjë një ndërhyrje kirurgjike në këmbën e majtë. Mesfushori kosovar do t’i mungoj Kombëtares shqiptare në tri ndeshjet e radhës miqësore ndaj Rumanisë, Hungarisë dhe San Marinos. Ai synon të rikthehet edhe më i fortë pas operimit.

Selektori i Shqipërisë, Gianni de Biassi nuk do të mund të llogaritë në Migjen Bashën për tri ndeshjet e radhës miqësore që do t’i zhvilloj ndaj Rumanisë, Holandës dhe San Marinos.

Mesfushori kosovar i skuadrës italiane, Torino ka udhëtuar drejtë Gjermanisë ku të premten do t’i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjike në këmbën e majtë, e cila pritet ta lërë jashtë fushës për disa javë.

“Të premten do ta operoj këmbën e majtë. Gjatë sezonit i kam pasur disa probleme me këtë këmbë, dhe pas rezonancës që kam bërë në Gjermani mjekët më kanë thënë që duhet të operohem”, ka deklaruar Basha për Express.

Uji Dea

“Fatkeqësisht pas këtij operimi nuk do të mund të grumbullohem me Kombëtaren shqiptare për tri ndeshjet miqësore”, ka shtuar ish mesfushori i Riminit, Frosinones dhe Atalantas.

Basha ka pasur një sezon të mirë me Torinon në Serie A. Pavarësisht dhimbjeve në këmbë, mesfushori me prejardhje nga Suareka ka zhvilluar 24 ndeshje në elitën e futbollit italian.

“Jam shumë i lumtur me sezonin e kaluar. Por, mos të kisha probleme me këmbën do të ishte edhe më mirë, pasi do të luaja edhe më shumë. Por, nga pas operimit synoj të rikthehem edhe më i fortë”, tha Basha.

Ai ka kontratë me Torinon deri në verën e vitit 2015, derisa gjatë kësaj vere do të vendos nëse do të vazhdoj me këtë skuadër, apo do të transferohet në ndonjë klub tjetër.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.