RCCOLA

Komanduesit përçarës dhe komanduesit e bashkimit

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Nga Arben Kurteshi – Ne vet jemi komanduesit dhe kultivuesit e përçarjes, por edhe të bashkimit!

Përçarja jonë është në kokat tona, në mendjet tona, dhe vetëm ne me komandën tonë mund ta ndalim përnjëherë atë!

Përçarja është subjektive, është vetëm një mendim, dhe mendimin e krijojmë dhe komandojmë vet ne!

Eco Higjiena

Ne vet vendosim se, a duam përçarje apo bashkim; nëse në idealin e zemrave tona dhe në vizionin e kokave tona mbjellim dhe e kultivojmë bashkimin, atëherë zemrat dhe kokat tona do të shndërrohen në kopshte ku do të lindin ide të ndritura, që na shpien drejt bashkimit!

Nëse nuk kemi ideal dhe vizion, apo nëse nuk mbjellim asgjë në zemrat e kokat tona, apo nëse ideal dhe vizion është vetëm arritja e pushtetit, atëherë ne do të shfrytëzohemi si popull e që kokat e zemrat tona do tu shërbejnë tjerëve si kopsht për mbjelljen e kultivimin e përçarjes, dhe përçarja ju shërben atyre për arritjen e cakut që ata e duan!

Pra, ne vet vendosim se çka duam të mbjellim dhe kultivojmë në zemrat dhe kokat tona, nëse nuk mbjellim asgjë kokat tona do të ju shërbejnë tjerëve të mbjellën dhe kultivohen arritjet e tyre!