UBT

Komandanti i KFOR’it: NATO iu përgjigj shpejt dhunës në veri, katërfishuam praninë

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Özkan Ulutaş, ka thënë se NATO-ja i është përgjigjur shpejt dhunës së fundit që shpërtheu në veri të vendit.

Ai tha se gjendja e sigurisë në Kosovë është përmirësuar dhe tha se NATO iu përgjigj shpejt dhunës së fundit duke vendosur 1000 ushtarë dhe automjete të blinduara shtesë.

Në një intervistë për Tanjug, ai ka thënë se është katërfishuar prania e KFOR-it në veri të Kosovës, si dhe është trefishuar numri i patrullave, përfshirë këtu edhe kufijtë e Kosovës me Serbinë.

ARKATANA

“Këta janë hapa të kujdesshëm për të siguruar që misioni ynë të vazhdojë të përmbushë mandatin e tij të OKB-së për të ofruar një mjedis të sigurt dhe të qetë për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të vitit 1999, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme”, tha ai.

Ulutas tha gjithashtu se nuk mund të komentojë ndihmën ushtarake të qeverisë turke për Kosovën.

“Nuk më takon mua të komentoj nismat dypalëshe. Si komandant i misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, unë punoj përmes zinxhirit komandues ushtarak të NATO-s”./Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.