UBT

Komandanti i KFOR-it: Situata në veri s’mund të zgjidhet ushtarakisht, por politikisht

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Komandanti i misionit të KFOR-it, udhëhequr nga NATO, gjeneralmajor Angelo Michele Ristuccia, vlerësoi se situata në veri të Kosovës është ende e tensionuar, përkundër, siç shtoi ai, është një atmosferë paqësore në dukje.

Ai thekson se KFOR-i mbetet i përkushtuar në përmbushjen e mandatit të tij sipas Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe se NATO ka dërguar trupa shtesë në Kosovë për t’u përballur më mirë me sfidat.

“Ne jemi këtu për të parandaluar përkeqësimin e situatës. Të gjithë njerëzit në Kosovë, pavarësisht nga përkatësia e tyre fetare dhe kombëtare, nuk duan që situata të përkeqësohet, por duan të jetojnë në paqe”, tha ai.

Zgjidhjen e problemit, ai e sheh në dialog dhe një ftesë për të dyja palët për t’u ulur dhe për të de-përshkallëzuar situatën.

Ristuccia nënvizoi se nuk ka zgjidhje ushtarake, por vetëm politike dhe shtoi se në skenë është një ofensivë e madhe diplomatike për të qetësuar situatën dhe për ta kthyer në normalitet.

Uji Dea

Sipas tij, prania e forcave të NATO-s nuk kushtëzohet nga korniza kohore, por është e kushtëzuar vetëm nga rrethanat në terren.

I pyetur nëse mendon se KFOR-i duhet të marrë një rol më të madh në veri të Kosovës, komandanti i KFOR-it tha se është mandati i misionit që të sigurojë që të gjithë qytetarët e Kosovës të jetojnë në paqe dhe se ka liri të pakufizuar lëvizjeje.

I pyetur nëse sheh elemente të huaja në këtë krizë, apo më saktë, nëse e di se Rusia po përpiqet ta shfrytëzojë situatën në favor të saj, ai shpjegoi se problemi lidhet më shumë me dinamikën e brendshme dhe jo me faktorët e jashtëm.

“Kur ka kaos në fushë, ka nga ata që duan të përfitojnë nga një situatë e tillë, por ne jemi këtu për të shmangur një skenar të tillë”, shtoi ai.

Ai tha se askush nuk mund të zgjedhë fqinjët dhe se duhet gjetur zgjidhja më e mirë që të gjithë të jetojnë në paqe.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.