Eko Higjiena

Komandanti i KFOR-it: Situata e sigurisë në Kosovë tani është më e qetë, por ende e brishtë

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Komandanti i KFOR-it, Ozkan Ulutash ka thënë se situata e sigurisë tani është më e qetë, por ende e brishtë.

Ai theksoi se misioni i Aleancës Veri-Atlantike në Kosovë gjithmonë e ka dëshmuar aftësinë për të trajtuar çdo sfidë dhe për të vazhduar zbatimin e mandatit të tij të OKB-së, plotësisht dhe në mënyrë të paanshme.

Kreu i misionit të NATO-s në Kosovë për Kosovo Online deklaroi se “pas rritjes së tensioneve në muajt e fundit, NATO-ja ka dislokuar 1000 ushtarë shtesë dhe armë më të rënda.

ARKATANA

“Ne kemi katërfishuar praninë e KFOR-it në veri të Kosovës dhe kemi trefishuar numrin e patrullave, duke përfshirë edhe përgjatë vijës administrative. Në përgjithësi, situata e sigurisë tani është më e qetë, por mbetet e brishtë. Këta janë hapa të kujdesshëm për të siguruar që misioni i KFOR-it të vazhdojë të përmbushë mandatin e OKB-së – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të siguruar një mjedis të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes; në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme”.

“KFOR-i vazhdon të veprojë si reaguesi i tretë në Kosovë, pas Policisë së Kosovës dhe Misionit të BE-së për Sundimin e Ligjit (EULEX). NATO është fuqishëm e përkushtuar për sigurinë në Kosovë dhe KFOR-i do të qëndrojë për aq kohë sa të jetë e nevojshme, në përputhje me mandatin tonë të OKB-së”, deklaroi ai.Ulutash mes tjerash ka deklaruar se dialogu Kosovë-Serbi është e vetmja rrugë drejt paqes dhe stabilitetit.

“KFOR-i vazhdon të krijojë një kornizë sigurie, e cila është e nevojshme që dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të përparojë me ndërmjetësimin e BE-së, që është e vetmja rrugë drejt paqes dhe stabilitetit të qëndrueshëm në të mirë të të gjitha komuniteteve dhe stabilitetit rajonal”, theksoi komandanti i KFOR-it, transmeton Klankosova.tv.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.