Komandanti i KFOR-it për bllokadën në Kuvend: Mjedisi i sigurisë është i ndikuar edhe nga situata politike

Komandanti i KFOR-it, gjenerali italian Enrico Barduani foli për moskonstituimin e Kuvendit të Kosovës edhe pas 39-të seancave, duke shtuar se KFOR-i nuk ndërhynë në çështje politike të brendshme.
Barduani thekson se edhe pse aktualisht nuk ka një ndikim të drejtpërdrejt në sigurinë e përgjithshme nga ky bllokim politik, ngërçi institucional është një zhvillim që ndiqet me kujdes nga misioni i NATO-s në Kosovë.
Ai nënvizon se “mjedisi i sigurisë është i ndikuar edhe nga situata politike”.
“Pikë së pari më lejoni të nënvizojë se si komandant i KFOR-it interesi im dhe detyrat e mia janë kryesisht dhe në përgjithësi ushtarake. Megjithatë nuk mund të mos e nënvizojë se mjedisi i sigurisë është i ndikuar edhe nga situata politike. Ne nuk ndërhyjmë në politikën e brendshme të Kosovës por në të njëjtën kohë jemi duke i ndjekur zhvillimet politike në Kosovë duke përfshirë edhe zgjedhjet për parlament që janë mbajtur në shkurt”.“Edhe pse nuk kemi pa ndonjë ndikim të drejtpërdrejt në staginimin politik aktual në situatën e sigurisë, ne inkurajojmë të gjitha palët që të gjejnë një mënyrë të ecin përpara që është në të mirën e të gjitha palëve që po jetojnë në Kosovë”, ka thënë Barduani për RTV Dukagjini.