Eko Higjiena

Komandanti i KFOR-it: FSK në veri vetëm me miratimin tim

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Komandati i ri i KFOR-it, hungarezi Ferenc Kajari, ka thënë se FSK duhet të kërkojë miratimin e tij për të vendosur forcat e saj në veri.

Kajari, në një intervistë për Kosovo Online, ka refuzuar të komentojë çështjet politike në Kosovë dhe Serbi, teksa ka shpjeguar se policia kosovare mund të lëvizë lirshëm në të gjithë territorin e Kosovës, por që FSK, kur është në pyetje Veriu, duhet të koordinohet me KFOR-in në bazë të marrëveshjes që kanë.

“Forca e Sigurisë së Kosovës, sipas një marrëveshjeje të mëparshme, duhet të autorizohet nga komandanti i KFOR-it para çdo dislokimi në veri të Kosovës. Policia e Kosovës mund të lëvizë lirshëm në mbarë Kosovën. NATO pret që institucionet vendase të vazhdojnë t’i përmbahen marrëveshjes. Në javët e mia të para, u takova me krerët kryesorë të institucioneve në Kosovë, të cilët më siguruan se para çdo veprimi, do të kishte koordinim të duhur me KFOR-in dhe se vendosja e FSK-së në veri të Kosovës do të vazhdojë të bazohet në njoftimin dhe miratimin paraprak” nga komandanti i KFOR-it”, ka thënë Kajari.

Hidromorava

Hungarezi gjithashtu ka shtuar se e ka ditur që ën fillim se do të marrë përsipër një detyrë të vështirë, por që momentalisht, situata është e qendrueshme.

“Ndërsa përgatitesha për këtë dislokim, e dija që në fillim se pozita e komandantit të Forcës së Kosovës (KFOR) të udhëhequr nga NATO ishte komplekse. Pasi mbërrita dhe para se të merrja detyrën e komandantit të ri të misionit, pashë sfida të ndryshme që lindin në zonën operative të KFOR-it. Situata aktuale është përgjithësisht e qëndrueshme dhe KFOR-i vazhdon të kryejë mandatin e tij në baza ditore”, ka shtuar ai.

Ai ka përfunduar duke thënë se stabiliteti në Ballkanin Perëndimor është një prioritet për Hungarinë dhe ndërkombëtarët e tjerë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.