UBT

Komandanti i KFOR-it, Barduani: Bashkëpunimi me institucionet e Kosovës është shumë i mirë

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Komandanti i KFOR-it në Kosovë, gjeneralmajor Enrico Barduani, tha se sulmi i fundit në kanalin Ibër-Lepenc, afër Zubin Potokut, dëshmon për ndjeshmërinë e situatës së sigurisë, e cila është e ndjeshme ndaj keqpërdorimeve të mundshme.

Barduani tha se bashkëpunimi me institucionet e Kosovës, duke përfshirë organet e sigurisë së Kosovës, është shumë i mirë.

Komandanti i KFOR-it, duke folur për rastin e sulmit terrorist në kanalin e Ibër-Lepencit, tha se në këtë rast nuk ka pasur nevojë të dislokohet Forca e Sigurisë së Kosovës, sepse Policia e Kosovës, me mbështetjen e EULEX-it dhe KFOR-it, ka qenë absolutisht në gjendje ta menaxhojë atë situatë.

Ai shtoi se për dislokimin e FSK-së ekzistojnë procedura të veçanta.

Gjeneral Barduani duke folur për sigurinë tha se situata është e qetë, por ende e brishtë, kryesisht për shkak të çështjeve të pazgjidhura politike, teksa shtoi se rreziku real për përshkallëzimin e tensioneve, përfshirë marrëdhëniet ndëretnike, sipas tij, është i lidhur me dezinformimin vend dhe në të gjithë rajonin.

FIDANISHTJA

Ndërkaq lidhur me hapjen e urës mbi lumin Ibër, gjeneral Barduani u shpreh se qëndrimi i KFOR-it për urën e Ibrit ka qenë i qartë dhe konsistent.

“Çdo vendim në këtë drejtim duhet të merret përmes dialogut dhe në koordinim në kohë dhe efektiv me bashkësinë ndërkombëtare”, tha Barduani.

Në intervistë për RTK2, komandanti i KFOR-it tha se bashkëpunimi me institucionet e Kosovës, duke përfshirë organet e sigurisë së Kosovës, është shumë i mirë.

Gjeneralmajori Barduani, mes tjerash, ritheksoi se KFOR-i dënon ashpër sulmin e fundit në kanalin e ujësjellësit Ibër-Lepenc, në Zubin Potok.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.