Komandant Hoxha flet për kontaktet me Ali Ahmetin

Gjenerali amerikan Entoni Tejta ishte komandanti i cili në vitin 2001 e udhëhoqi operacionin për tërheqjen e ish pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare (UÇK) nga Haraçina e Shkupit. Në një bisedë për MIA-n ai sqaroi se shqetësimi më i madh ishte kërcënimi i UÇK-së se përderisa ballafaqohen me disfatë në Haraçin, do të fillojnë me sulme nëpër rrugët e Shkupit.
“Ata (UÇK) filluan të kërcënohen me sulme ndaj kryeqytetit, duke thënë se ajo do të jetë një lloj Tet-ofensivë, e ngjashme me atë në Vietnam. Presidenti i Maqedonisë na u lut të hyjmë në Haraçin, me çka unë mora komandë nga gjenerali Ralston, komandanti suprem i NATO-s. Brenda kishte skenë klasike ushtarake, me ndërtesa të rrënuara, raketa të vendosura në tokë si pikatë, kafshë të ngordhura, gueriles të plagosur. Unë hyra me kamionë, autobusë dhe me ekipe mjekësore. Kërkuam nga guerilasit që të rreshtohen, u takova me komandantin e tyre Hoxha, një njeri i ulët me mjekër. E drejtova gishtin kah ai, i thash se nuk kam autorizim që ti çarmatos njerëzit e tij, por do të duhet patjetër ti zbrazin armët para se të hipin në makinat e mia. I thash që t’iu urdhërojë njerëzve të tij të vihen nën komandën time”, deklaroi Tejta.
Për këtë portali Almakos intervistoi njeriun i cili është dëshmitari më relevant për këtë ngjarje të vitit 2001, Xhezair Shaqiri, i njohur si Komandant Hoxha i asaj zone për të cilën flet Gjenerali amerikan.
Almakos: Si e kujton ditën për të cilën flet Gjenerali amerikan Tejta, për tërheqjen e ushtarëve të UÇK-së nga Haraçina?
Komandant Hoxha: Më kujtohet ajo kohë kur jemi takuar me Kolonel Tejta, i cili duket se tashmë është bërë Gjeneral. Ishte ditë e Diell më lajmërohet Ali Ahmeti në telefon dhe më thotë se do të vjen një delegacion i NATO-s në Haraçin, po atë ditë diku mbasdite pasi pushuan përnjëherë armët, u paraqit një kolonë e veturave duke ardhë ne drejtimin tonë të pjesëtarëve të UÇK-së. Unë dhashë urdhërat e nevojshme që ky delegacion i NATO-s të pritej siç duhet, kryesues i këtij delegacioni ishte Pitër Feith, me 7 anëtar të tjerë. Delegacioni na njoftojë në imtësira se konflikti i armatosur ka përfunduar dhe tani duhet lënë politikës, apo dialogut që të drejtat e shqiptarëve të avancohen, ndërkohë pala maqedonase, ka pranuar që të ketë ndryshime Kushtetuta e Maqedonisë, dhe të avancohen të drejtat e shqiptarëve. Me delegacionin e NATO-s kemi biseduar për atë se mënyra si të tërhiqemi nga Haraçin, këtu unë kam patur kërkesa paksa specifike kundrejt asaj çka propozuan Piter Feith me shokët e tij, kështu nuk pranova që me autobus të Maqedonisë, të tërheqim ushtarët e UÇK-së ne drejtim të Nagushtakut. Mendimi im ishte që mënyra më e mirë të tërhiqemi në këmbë, se si dimë dhe mendojmë ne brenda 24 orëve se sa të jemi në autobus të Maqedonisë, duke kaluar pranë pikave të maqedonasve në dalje të Haraçinës dhe tjetrës pikë në ushtrisë maqedonase, në hyrje të Nagushtakut.
Piter Feith intervenoj te Ali Ahmeti, por unë nuk pranova, me çka Piter Feith s’i duket kishte kontaktuar selinë e NATO-s, pasi që të nesërmen na erdhën disa autobus të Ushtrisë Amerikane. Po atë ditë gjatë mbrëmjes filluan provokimet e mëdha të palës maqedonase ku vet delegacioni i NATO-s e konstatoj dhe ky delegacion na tha se ne po shkojmë në Shkup, e ju keni të drejtën të mbroheni. Të nesërmen, ditën e Hënë ne edhe Kolonel Tetja, ai menjëherë kërkoi që të bisedohet me mua dhe më tha se këta autobusë janë pronë e Ushtrisë Amerikane, e nuk mundet me armë të futemi në të, ku me respekt ndaj uniformës së tij, i thash me këmbëngulje se nuk pranojmë as në këto autobus të futemi pa armë. Se nuk kemi kurrfarë marrëveshje për dorëzim të armatimit, më pas ai propozoi që unë të jap Urdhër Komandanteve të njësiteve të UÇK-së që para se të hypin nëpër autobusë, t’i pastrojnë armët, si dhe në hyrje të autobusëve çdo ushtarë te paraqit që në armën e tij mos ketë plumba në tyt. Me qëllim që të eskivohej mos gabimisht të qëllohet në autobus amerikan. Kolonel Tejta më tha me respekt, se unë do të jem në të njëjtën veturë me të, por e refuzova. Më pas u tërhoqa, nga kolona, i fundit ishte një veturë “Audio” me Komandant Arushën sa më kujtohet. Ndaj Kolonel Tetja kemi këmbëngulur që t’i mer përsipër edhe 4 ushtarët të plagosur rënd, për t’i shëruar në Bonstil. Ku në mesin e tyre ishte edhe Shefi i Operativës së Batalionit të 5, Brigada 113, Ismet Jashari, Demë Mjaku, Rahim Ismaili, dhe dy të tjerë. Këta janë emrat që më kujtohen që u shpëtuan nga Koloneli, kështu me gjithë respektin, për Gjeneralin Tetja ai në asnjë moment nuk më ka drejtuar gishtin dhe asnjë direktivë s’më ka dhënë, duke u kujdesur për kompetencat e tij.
Almakos: A ishte e përgatitur UÇK-ja në vitin 2001, për t’iu kundërvënë forcave maqedonase?
Komandant Hoxha: UÇK-ja para se të futet në Haraçin ka qenë shumë e përgatitur, në veçanti e falënderoj njësitin e UÇK-së për logjistik, ku ka shumë emra për t’i lavdëruar në mesin e tyre është edhe Komandantit Mali, apo Hamdiu i Hasanbegut, Sefa i Kumanovës e shumë tjerë. Këta kanë grumbulluar në Haraçin më shumë se 100 tonë ushqime të ndryshme, dhe medikamente që do të kishim patur nevojë për ushtarët e popullatën, për një betejë të gjatë, sa i përket armatimit të paket që thuhet, nuk qëndron se për çdo net prej Zonës së Lirë të Likovës ku vepronte Brigada 113, na dërgonin ushtarë me përvojë dhe armatim, ushtarët maqedonas nuk mundeshin t’i ndalnin lëvizjet tona gjatë netëve.
Almakos: Sa janë të vërteta pretendimet e Gjeneralit maqedonas, Stojanço Angellovit se po të mos ishin SHBA-të, UÇK-ja nuk do arrinte të luftonte me forcat speciale maqedonase?
Komandant Hoxha: Prej veprave vlerësohet njeriu jo nga fjalët. Angjellçes i them se fjalët janë të kota, po të kishin mundur që ditën e parë do na kishin masakruar, por nuk ka mundur. Kurse, nëse unë do i kisha në dispozicion ushtarët dhe armatimin që kishte pala maqedonase, besoni që asnjë forcë maqedonase nuk do e kisha lënë në Maqedoni, por të gjithë do kishin ikur për në Bullgari.