ARKATANA

Kolonat ua gërditin pushimet

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Verë e dimër njëjtë. Mërgimtarët që vijnë t’i kalojnë pushimet dimërore në vendlindje, po kanë telashe gjatë udhëtimit të tyre. Si verës por edhe dimrit ata po detyrohen të presin me orë të tëra në pikat kufitare që ndajnë Kosovën me Serbinë. Këto pritje dhe kolona i kanë nervozuar mërgimtarët kosovarë që ia mësyjnë Kosovës për festa. Madje thonë se kjo situatë që po përsëritet gjithë po ua gërditë edhe atdheun.

“Çka është kjo gjithë njëjtë. Me ta gërditë edhe pushimin”, thotë Ruzhdi Hajrizi i cili me veturë po udhëtonte të dielën drejt Gjermanisë ku gjendet tash e 15 vjet. Ky mërgimtar edhe gjatë ardhjes kishte pritur më shumë se katër orë në kufi e njëjtë po i ndodh edhe gjatë shkuarjes. Me këto telashe Hajrizi është përballur edhe gjatë pushimeve të verës. “Vështirë për fëmijët por edhe për neve. Kjo është e padurueshme”, tha Hajrizi.

FIDANISHTJA

E njëjtë si Hajrizi nuk ka vepruar Ismet Ajeti. Ky mërgimtar nga Podujeva që jeton në Gjermani këtë vit nuk ka ardhur fare në Kosovë pasi që pushimet e shkuara i kishin lënë një përvojë të keqe. “Vitin e kaluar tri ditë mezi jam kthyer në Gjermani. Për pak e kam hupë edhe punën tu prit nëpër kufi. Kësaj radhe as që më ka shku mendja të vij në Kosovë, pavarësisht se kemi pas pushim dy javë unë dhe fëmijët”, tha Ismeti për Tribunën…(Tribuna).

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.