Fundamenti

Kolona të gjata në pikë kalimet kufitare Merdare dhe Dheu i Bardhë

/ 2 minuta lexim

Pritjet e gjatë të qytetarëve nëpër pikëkalimet kufitare është duke vazhduar. Policia e Kosovës ka konfirmuar vet së pikë kalimet kufitare Merdare dhe Dheu i Bardhë, që gjinden në mes të Republikës së Kosovës dhe të Serbisë janë krijuar kolona me pritje të gjata. Sipas tyre këto pritje po zgjasin nga dy deri tri orë.

“Departamenti i Policisë Kufitare, saktësisht zyrtaret policor të pikë kalimeve kufitare Merdare dhe Dheu i Bardhë, informojnë se janë krijuar kolona dhe pritje të gjata në dalje nga Republika e Kosovës për në Serbi. Pritjet në këtë kohë në dalje të pikë kalimit kufitar Merdare po zgjasin nga (2-3) dy deri tri orë, ndërsa në pikë kalimin kufitar Dheu i Bardhë pritjet po zgjasin nga (3-4) tri deri katër orë dhe kolonat janë të gjata (2-3) dy deri tri kilometra”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës

Në bazë të informacioneve të pranuara e gjithë kjo pritje po bëhet për shkak të fluksit të madh të automjeteve dhe qytetarëve të cilët po shfrytëzojnë këto dy pikë kalime kufitare, për tu kthyer në vendet prej nga kanë ardhur për festat e fundëvitit në Republikën e Kosovës, si dhe punës jo efikase të autoriteteve serbe.

“Në pikë kalimin kufitar Dheu i Bardhë pritjet e gjata i ka krijuar edhe ndërprerja e punës së përkohshme nga pala serbe për shkak të vendosjes së një kontejneri në atë vend kalim kufitar, ku ajo ndërprerje tani ka përfunduar”

Eco Higjiena

Policia e Kosovës me qëllim të përshpejtimit të punës dhe krijimit të mundësisë së qarkullimit më të shpejt dhe evitimin e pritjeve të gjata të qytetarëve, ka ngritur kapacitetet e veta të punës duke angazhuar zyrtarë policor shtesë.

Policia e Kosovës po ashtu ka informuar institucionet e Republikës së Kosovës, ku përmes tyre dhe mekanizmave ndërkombëtarë është kërkuar përshpejtimi i punës nga autoritetet policore serbe.

Kohëzgjatja e pritjeve në këto dy pikë kalime kufitare mund të ndryshojë kohë pas kohe, varësisht prej frekuentimit të automjeteve dhe qytetarëve. Në pikë kalimet tjera kufitare qarkullimi është duke u zhvilluar normalisht pa pritje të gjata.