UBT

Kolona të gjata në Konçul dhe Merdarë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Pavarësisht se në Merdarë ka nisë zbatimi për Menaxhimin e Integruar të Kufirit, pritjet nuk dallojnë nga Konçuli

Mërgimtarët kosovarë që po vijnë në vendlindje për t’i kaluar festat e fundvit, po përballen me kolona të gjata në hyrje të Kosovës, në të dy pikat kufitare, në Konçul dhe në Merdarë. Në këtë dy pikëkalime bashkatdhetarët po presin deri në 5 orë kolonë, duke ua bërë atyre rrugën “tmerr”.

Kolonat e gjata në hyrje të Kosovës kanë filluar të enjten në mbrëmje, ndërkaq po vazhdojnë edhe gjatë ditës së diel.

Gazeta “Zëri” citon bashkatdhetarin Isa Bunjaku që jeton në Zvicër, i cili kishte pritë më shumës se pesë orë në kufirin e Konçulit.

Hidromorava

Ai thotë se gjithë Serbinë e kishte kaluar për 5 orë, ndërsa aq kohë iu janë dashur të pret në kufirin e Kosovës, edhe pse shtëpinë e kishte vetëm 15 minuta nga pika kufitare e Dheut të Bardh.

Edhe në Merdarë situata nuk është hiq më e mirë. Edhe aty pritjet janë rreth 5 orë kryesisht nga e Serbisë dhe neglizhenca që po tregojnë policët dhe doganierët serbë. Pavarësisht se në Merdarë ka nisë zbatimi për Menaxhimin e Integruar të Kufirit, pritjet nuk dallojnë nga Konçuli.

Ndryshe nga Merdara, në pikëkalimin që lidhë Bujanocin me Gjilanin, kolonave nuk po munden t’i shpëtojnë as banorët e Luginës së Preshevës. Pavarësisht se këta të fundit po i ndjekin disa rrugë sekondare për hyrje në Kosovë, prapë pritjet janë bërë shumë të mërzitshme.

Ndërkaq raportohet për kolona të gjata edhe në vendkalimin kufitar në Tabanoc, ndërmjet Preshevës dhe Kumanovës, në korridorin 10.