UBT

Kololli debuton me gol

/ 1 minutë lexim
KKVITI

Mesfushori 20 vjeçar i Sionit, Benjamin Kololli, ka luajtur takimin e parë si titullar dhe menjëherë ka gjetur golin. Ai realizoi një gol mjaft të mirë në fitoren e skuadrës së tij në udhëtim ndaj Lausanne Sport me rezultat 3:1.

Në fakt, Kololli kishte djersitur edhe më parë fanellën e Sionit por asnjëherë nuk e kishte nisur takimin nga minuta e parë.

Uji Dea

Ai momentalisht nuk po paraqitet për asnjë Përfaqësuese të grupmoshave të reja ndaj pritet që shumë shpejtë drejtuesit e Federatës së Shqipërisë në futboll të reagojnë për ta marrë atë në Kombëtaren ‘kuqezi’.(tribuna)