ARKATANA

Koha për Berishën

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Duket se ka ardhur koha që Etrit Berisha të zë vend në formacionin kryesor të Lazios, ku u transferua gjatë verës nga elita e futbollit suedez, saktësisht nga skuadra e Kalmarit. Kjo pasi aventura e portierit kryesor, Federico Marchettit në Serie A me klubin romak është në përfundim.

Sipas mediave italiane, në adresë të Lazios kanë ardhur oferta nga klubet e Premierligës angleze, të cilat duan t’i sigurojnë shërbimet e Marchettit. Sipas ‘4-4-2’, Manchester City është i gatshëm të shpenzojë shumë para për ta blerë kartonin e Marchettit, për t’i bërë konkurrencë portierit aktual, Joe Hart.

FIDANISHTJA

Anglezët janë të gatshëm t’i shpenzojnë 14 milion euro në këtë operacion, gjë që vështirë se do të refuzohet nga Lazio, e cila në bankinë e ka portierin shumë cilësor, Etrit Berishën. Ky i fundit pa problem mund ta mbroj portën e romakëve, të cilët me qëllim e kanë blerë reprezentuesin kualitativ të Shqipërisë për të përfituar para nga shitja e Marchettit. Kështu që, nga janari, Berisha pritet të jetë titullar në Lazio.