UBT

Koha e tyre, këto janë përfitimet shëndetësore të luleshtrydheve

/ 3 minuta lexim
Hidromorava

Një luleshtrydhe ka më shumë vitaminë C sesa një portokall!

Ky frut kaq i vogël, por i fuqishëm, është i pasur me përfitime shëndetësore.

Më poshtë njihuni me arsyet pse trupi juaj do t’ju falenderojë për shtimin e luleshtrydheve në regjimin tuaj ushqimor.

Ndihmojnë në mbrojtjen e zemrës tuaj
Të pasura me fibra dhe vitaminë C, luleshtrydhet janë të shkëlqyera për reduktimin e stresit oksidativ, i cili shton rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe kancerit.

Përveç kësaj, janë një burim i mirë i kaliumit, që ndihmon në mbrojtjen kundër sëmundjeve të zemrës, duke ulur presionin e gjakut dhe kolesterolin e keq.

Gjithashtu nivelet e larta të antioksidantit antocianinë tek luleshtrydhet, mund të ulin rrezikun e sulmit në zemër.

Mund të ndihmojnë në parandalimin e kancerit
Luleshtrydhet janë renditur si 10 frutat më të mira për sa i përket aftësive antioksiduese.

Antioksidantët luftojnë përbërësit e radikalëve të lira që shkaktojnë probleme kronike shëndetësore dhe çojnë në zhvillimin e kancerit.

Lehtësojnë punën e sistemit tretës
Fibrat luajnë një rol kryesor në shëndetitn dhe funksionin e sistemit tretës.

Vetëm një filxhan me luleshtrydhe përmban 3 gr fibra, një sasi mëse e mjaftueshme për të ndihumar aparatin tretës të kryejë lehtësisht funksionet e tij.

Reduktojnë fryrjen e barkut
Ushqimet e pasura me fibra dhe ujë, si luleshtrydhet, largojnë nga trupi gazrat që shkaktojnë fryrje.

FIDANISHTJA

Gjithashtu luleshtrydhet janë edhe një burim i shkëlqyer i kaliumit.

Një lëndë kjo ushqyese, që eleminon natriumin i cili shkakton fryrje, e që gjithashtu eleminon edhe ujin e tepërt në organizëm.

Forcojnë imunitetin tuaj

Luleshtrydhet janë një burim i shkëlqyer i vitaminës C. Dhe siç tashmë mund ta dini, ushqimet e pasura me vitaminë C mund të ndihmojnë në forcimin e imunitetit tuaj.

Ato mund t’ju ndihmojnë të humbisni peshë

Prania e lartë e fibrave tek luleshtrydhet, ndihmon në kontrollin e urisë.

Plus ato janë shumë të ulëta në kalori, gjë e cila ndihmon për të rënë nga pesha.

Mund të ndihmojnë në parandalimin e defekteve të lindjes
Nëse jeni shtatzënë, marrja e acidit folik është thelbësore, pasi vitamina mund të ndihmojë në parandalimin e defekteve tek foshnja juaj.

Për gratë që duan të mbeten shtatzënë, luleshtrydhet janë një burim i mirë i folatit, që përmbajnë 10 % të vlerës së rekomanduar ditore.

Sa luleshtrydhe duhet të hani çdo ditë?
Një racion me luleshtrydhe është sa një filxhan i mbushur plot luleshtrydhe të ndara në gjysëm, ose rreth tetë luleshtrydhe të plota.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.