Fundamenti

Koha e fiqve! Sa mund të hamë dhe pse i nevojiten organizmit

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Tani sapo ka përfunduar koha e fiqve të parë dhe do të presim shumë shpejt fiqtë e gushtit që kanë tjetër shije dhe janë më të vegjël.

Sigurisht, koha e reçelit më të mirë është me fiqtë e dytë. Mirëpo, dimë gjithashtu që fiku është një nga frutat me më shumë sheqer dhe sasia e konsumit të tij duhet të jetë e kufizuar.

Pikërisht kaloritë, janë arsyeja pse duhet të hamë sa më pak, me gjithë tundimin që na shkaktojnë, sidomos pasditeve kur sapo i kemi nxjerrë nga frigoriferi.

Fundamenti

Megjithatë, kanë vitamine dhe veti laksative e antiinflamatore…Me proshutë krudo apo djathëra të kripur, fiqtë, qofshin gliko, qofshin të freskët, janë shumë të shijshëm. Në përbërje të tij, përveç ujit, fiku përmban shumë sheqer; nuk mungojnë as fibrat dhe mineralet (mes të cilave potasiumi që rregullon presionin e gjakut, fosforin, hekur, sodium etj).

Fiku është i pasur në vitaminë B (B1, B2, B3 dhe B6), C dhe A. Rregullimi i sistemit tretës është një karakteristikë e tij. Shikimi, lëkura dhe kockat përfitojnë gjithashtu prej konsumit të fikut. Tani, siç ju thamë që në fillim, mos e teproni!/LIVING

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.