Koha e AKR-së në Gjilan po vjen më fuqishëm se kurrë
Gjilan – Interesimi në rritje i qytetarëve sa vjen e shtohet në çdo aktivitet, organizim që mbajmë, pjesëmarrja është masovike në çdo lokalitet, po mbizotëron një klimë pozitive për AKR dhe mikpritja është shumë e ngrohtë për përfaqësuesit tanë kudo që ne jemi prezent ka thënë Arianit Ibrahimi.
Se AKR është në ditët e saja më të mira që nga themelimi, këtë e dëshmoj sot edhe fshati Ponesh me një përkrahje të madhe dhe të fuqishme në mbajtjen e Kuvendit Zgjedhor ku dhe u zgjedh Kryetari dhe struktura udhëheqëse e fshatit.
Punimet e Kuvendit Zgjedhor i hapi Kryetari i Degës z.Ismet Hajdini, të pranishmit i përshëndeti Anëtarja e Kryesisë në Qendër, Vana Jerliu Ramadani dhe Anëtari i Kryesisë në Degë Vehbi Salihu.
Kandidati për Kryetar të AKR-së të Nëndegës Ponesh u zgjodh Driton Shala me aklamacion nga delegatët e pranishëm.
Kryetari i posa zgjedhur premtoj se do të jetë zë i fuqishëm i fshatit Ponesh brenda Degës së AKR-së thuhet në njoftimin e Arianit Ibrahimit sekretar në AKR./rajonipress/


