UBT

Koço Danaj, krijon ‘Shqipërinë natyrale’ edhe në Medvegjë

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Hartuesi i tezës mbi nevojën e Shqipërisë Natyrale¸ analisti dhe politikani Koço Danaj, ka krijuar degën e ‘Shqipërisë Natyrale’, të shqiptarëve në Medvegjë.

Ai këtë e ka bërë pas takimit që ka pasur në Zvicër me shqiptarët e rajonit të Medvegjës.

Uji Dea

“Ata vuajnë më shumë akoma edhe sot, gjenocidin dhe shovinizmin serb. Prandaj, vendosën dhe krijuan degën e Shqipërisë natyrale të shqiptareve të Medvegjës. I përgëzoj për këtë nismë dhe ju uroj të mbajnë gjallë frymën e shqiptarizmit përballë shovinizmit “demokratik” serb”, ka shkruar Danaj në rrjetin social facebook.