Fundamenti

Kockat e forta kanë nevojë për dritën e diellit

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Kur dielli prek lëkurën, trupi prodhon vitaminën D, e cila i nevojitet trupit për metabolizmin e kalciumit që e merr nga ushqimet dhe për ta depozituar atë në kocka.

Kalcium është përbërësi më i rëndësishëm për skeletin e njeriut. Fëmijët të cilët ushqehen mjaftueshëm me qumësht, djathë dhe nënprodukte të qumështit, por nuk ekspozohen sa duhet në dritën e diellit, kanë dëmtim të formimit të indit kockor. Në rastin më të keq mund të shfaqet edhe rakitizmi, i cili haset për shembull. në kockat e shpinës dhe të kokës.

Rreth të njëzetave, ndërtimi i kockës është mbyllur, jemi rritur tashmë, por tek kockat ndodhin ende procese formuese dhe shkatërruese: rreth 10% e skeletit tonë rigjenerohet në vit. Këtu luan rol të rëndësishëm vitamina D.

Mobi Casa

Tek gratë pas menopauzës indi kockor reduktohet me deri në 4% në vit. Për ta frenuar këtë humbje, është mjaft e rëndësishme drita e diellit edhe në moshë të rritur. Në rast mungese vitamine D mundet që kockat të shfrytëzojnë përkatësisht vetëm gati gjysmën e sasisë së kalciumit, që kanë në dispozicion. Në këtë mënyrë, ndër të tjera. rritet edhe rreziku për thyerje të kockave.

Vetëm rrezet e diellit bëjnë të mundur prodhimin e vitaminës D nga vetë trupi. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.