UBT

Kociançiq flet për fjalimin e Vuçiqit, “ndryshimin e kufijve” dhe vazhdimin e negociatave

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Zëdhënësja e BE-së, Maja Kocijançiq deklaroi sot se BE-ja pret që Serbia dhe Kosova të vazhdojnë dialogun me të njëjtin angazhim si më parë.

E pyetur nëse një ndryshim i kufijve është një opsion për një zgjidhje të përhershme, ajo vuri në dukje se BE ka theksuar shumë qartë parimet e negociatave, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

“BE po punon për një marrëveshje të bazuar në të drejtën ndërkombëtare, e cila do të ishte realiste dhe e pranueshme për të dy palët. Qëllimi është një marrëveshje ligjërisht e detyrueshme që do të zgjidhë të gjitha çështjet e hapura”, ka shtuar Kocijançiq.

Uji Dea

Ajo gjithashtu theksoi se BE-ja ka rritur angazhimin e saj ndaj Ballkanit Perëndimor dhe se dialogu ka hyrë në një fazë të dytë, më dinamike, por që nuk duhet të ketë diskutime për afatet e mundshme.

Ndërsa duke iu referuar fjalimit të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq në Kosovë, Kocijançiq nënvizoi se “nuk duhet lënë asnjë hapësirë për dykuptimësi apo lëvdata ndaj politikës dhe veprimeve të (ish-Presidentit të Serbisë dhe Jugosllavisë) Milosheviç”, duke shtuar se vendimet e gjykatave vendase dhe ndërkombëtare janë më se të qarta në këtë rast.

“Pajtimi, normalizimi dhe marrëdhëniet e mira fqinjësore do të jenë të mundshme vetëm kur të kapërcehet dhe braktiset politika e së kaluarës”, përfundoi ajo. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.