Fundamenti

Koci: Zbrazëtitë në Kushtetutë po thellojnë krizën parlamentare

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Analisti politik Melazim Koci, ka komentuar dështimin për herën e 31-të të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, duke e cilësuar situatën si të paqartë dhe problematike për funksionimin institucional të vendit.

“Asnjëra palë nuk e ka shumicën”, ka thënë Koci në TV Dukagjini, duke theksuar se as Lëvizja Vetëvendosje, e as blloku i ish-partive opozitare nuk kanë arritur të sigurojnë mbështetjen e nevojshme për ta konstituuar Kuvendin.

Sipas tij, përveç mungesës së komunikimit ndërmjet palëve, një faktor tjetër thelbësor që po thellon krizën është vetë Kushtetuta e Kosovës.

“Ky aspekt pak është duke u apostrofuar në Kosovë”, ka thënë ai, duke shtuar se në dokumentin kushtetues ekziston një zbrazëti juridike që lejon manovrim politik.

GRANDEMALL

“Nëse ka hapësirë për manovrime, politikanët në çdo vend në botë e shfrytëzojnë atë hapësirë”, ka theksuar Koci.

Ai ka sugjeruar që aspekti kohor për propozimin e kandidatit për kryetar të Kuvendit të jetë i kufizuar, për të shmangur bllokadat.

Një tjetër element që ai ka ngritur si çështje është interpretimi i të drejtës për ta udhëhequr Kuvendin. Sipas Kocit, partisë së parë nuk i takon automatikisht drejtimi i Kuvendit, përveç nëse ka shumicën.

“I takon e drejta e propozimit, por jo domosdoshmërisht edhe e emërimit. Nëse nuk e ka shumicën, në çdo demokraci parlamentare kjo do të kalonte te grupimi i dytë”, ka deklaruar mes tjerash ai.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.