UBT

Koalicioni qeverisës ka neglizhuar procesin integrues të Kosovës

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Zëvendëskryetari i Komisionit për Integrime Evropiane, Armend Zemaj, me rastin e shënimit të Ditës së Evropës, ka theksuar se me këtë konfigurim politik dhe këtë koalicion qeverisës ka neglizhencë të theksuar të procesit integrues të Kosovës.

Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ai ka thënë se sundimi i rendit dhe ligjit, aferat e mëdha korruptive, kritikat edhe nga vendet mike të BE-së për shpenzimet pa kontroll të parasë publike si dhe keqmenaxhimi dhe keqpërdorimi i fondeve të BE-së, kanë vështirësuar komunikimin institucional në mes të punës së Komisionit për Integrime dhe Qeverisë së Kosovës, si dhe ministrive të linjës të cilat janë kompetente për proceset integruese të shtetit të Kosovës.

Zemaj ka bërë thirrje për angazhim shtesë të të gjitha institucioneve në vend për zbatimin e MSA-së.

HW

Zemaj ka theksuar se Kuvendi është në një gjendje inerte të funksionimit të tij, ka përzierje të plotë të kompetencave dhe detyrave kushtetuese dhe, sipas tij, kjo gjendje është kontribuues i keq që Kosova dhe qytetarët e saj edhe këtë vit të vazhdojnë të jenë të izoluar dhe larg nga rruga euroatlantike.

“Ky tregues që sot Kosovën e gjënë të izoluar edhe në festën e BE-së vazhdon të jetë përgjegjësi për institucionet tona në këtë mashtrim optik, njëherësh tregon kompleksitetin që e ka BE-ja për të pranuar në gjirin e vet shtete dhe kombe të reja të cilat nuk janë ende pjesë e BE-së. Andaj edhe festimi i Ditës së Evropës është shumë më i zbehur kur elementi kryesor, që është lëvizja e lirë, nuk është arritur dhe qytetarët e Kosovës e festojnë me shumë si dëshirë sesa si realitet”, ka deklaruar Zemaj.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.