ARKATANA

Koalicioni qeverisës, i bindur se s’do të ketë zgjedhje

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka bërë të ditur gjatë ditës së djeshme se brenda kësaj jave do ta takojë liderin e LVV-së Albin Kurtin për të diskutuar rreth bashkërendimit të veprimeve opozitare për rrëzim të Qeverisë. Gjithashtu i pari i LDK-së ka njoftuar se ftesë për një gjë të tillë do t’i bëjë edhe kreut të PSD-së Shpend Ahmetit, partia e të cilit ka deklaruar se mirëpret ftesat për takime koordinuese, shkruan gazeta “Zëri”.

Deputeti i PDK-së, Elmi Reçica, ka vlerësuar se Kosova ka probleme shumë më të mëdha sesa të punohet rreth rrëzimit të Qeverisë. “E drejtë e opozitës është të punojë 24 orë që të vijë në pushtet, kjo është e padiskutueshme. Mirëpo aktualisht Kosova ka probleme shumë më të mëdha dhe të rëndësishme sesa opozita ta shpenzojë krejt energjinë për ta rrëzuar Qeverinë”, ka deklaruar ai për “Zërin”.

LEXO EDHE: Nis koordinimi i opozitës për rrëzim të Qeverisë

HW

Pavarësisht paralajmërimeve të opozitës për ngritje të mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë, Reçica është shprehur i bindur që nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme.

“Absolutisht nuk ka zgjedhje këtë vit, nuk mund të ketë zgjedhje. Pavarësisht vështirësive ne do të arrijmë t’i realizojmë objektivat dhe qëllimet”, ka theksuar deputeti i PDK-së.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.