UBT

Koalicioni PDK-PSD ende në pikëpyetje

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Gjilan – Ismet Hajdini kryetar i PSD-së tha se derisa PDK-ja e ka bërë veprimin e saj,PSD ende është në pritje të ardhjes së Agim Çekut. Çdo vendim i kryesisë për mua është obligativ tha ai.

Derisa, Qemajl Mustafa dhe vet PDK-ja ka vendosur Veton Nevzadin drejtor në kulturë,për partnerin tjetër të koalicionit PSD pozita e drejtorit të kulturës ende mbetet e paqartë e me këtë edhe e ardhmja e koalicionit.

Uji Dea

Ismet Hajdini kryetar i PSD-së tha për rajonipress se është në pritje të një vendimi që duhet të marr kryesia e PSD-së në Gjilan. “Ata ta PDK-së e kryen veprimin e tyre,ne ende jemi në pritje të ardhjes së Agim Çekut nga Prishtina për t`i definuar gjërat dhe të ardhmen e koalicionit” tha Hajdini.

Sipas tij ende është e paqartë dhe në pikëpyetje koalicioni PSD-PDK. “Për mua çdo vendim i kryesisë është obligativë. Nëse ata vendosin që të qëndrojmë unë do të vazhdojë punën,por nëse kryesia vendos ndryshe atëherë edhe atë vendim do ta pranojë” tha Hajdini./rajonipress/