GRANDEMALL

Koalicioni PDK-LDK nuk prishet as sivjet

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Kryetari i Grupit parlamentar të PDK-së, Zenun Pajaziti, i ka cilësuar si shumë të pafuqishëm dhe joseriozë zërat e tillë, që, sipas tij, janë zëra të pakënaqësive individuale, kurse koalicioni është stabil dhe si i tillë do të vazhdojë edhe tutje, deri në fund të mandatit kushtetues.

DEPUTETË TË KOALICIONIT KANË KËRKUAR RËNIEN E QEVERISË

GECAJ: Nuk ka asnjë indikacion serioz në LDK dhe në PDK se mund të shkojmë në zgjedhje të parakohshme

Kryetari i Grupit parlamentar të PDK-së, Zenun Pajaziti, i ka cilësuar si shumë të pafuqishëm dhe joseriozë zërat e tillë, që, sipas tij, janë zëra të pakënaqësive individuale, kurse koalicioni është stabil dhe si i tillë do të vazhdojë edhe tutje, deri në fund të mandatit kushtetues.

Fundamenti

Kohët e fundit kanë filluar të shtohen zërat publikë, deputetë brenda Grupit parlamentar të PDK-së, që po sillen në mënyrë shumë kritike në raport me punën e Qeverisë, me kërkesa të hapura për prishjen e koalicionit dhe shkuarjen e vendit në zgjedhje të reja të parakohshme. Këto përplasje brenda koalicionit po konsiderohen si një fillim i çarjeve serioze, megjithatë është fare pak e pritshme që ta rrezikojnë Qeverinë me defunksionalizim të plotë dhe shpërbërje për ta çuar vendin në zgjedhje të shpejta. Vetë kryetari i Grupit parlamentar të PDK-së, Zenun Pajaziti, i ka cilësuar si shumë të pafuqishëm dhe joseriozë zërat e tillë, që, sipas tij, janë zëra të pakënaqësive individuale, kurse koalicioni është stabil dhe si i tillë do të vazhdojë edhe tutje, deri në fund të mandatit kushtetues. “Unë nuk kisha dashur të flas për këto gjëra, nuk do të kisha dashur të merrem me këto qëndrime individuale, por nuk është realisht diçka që unë dua ta komentoj”, tha Zenun Pajaziti për “Kosova Sot”.

Të nënshtruar ndaj shefave

Edhe zëra kundërshtarë brenda PDK-së nuk janë shumë optimistë se mund të ndikojnë që zëri i tyre kundërshtues të merret seriozisht nga liderët e të dy partive politike, por ata theksojnë se me siguri edhe liderët do të detyrohen të dëgjojnë zërin e shtuar në kundërshtim të kësaj lidhjeje politike jo edhe aq serioze e jofunksionale. “Unë mund të flas për qëndrimin tim rreth koalicionit, i cili është i qartë: Jam për prishje të këtij koalicioni si të pasuksesshëm dhe jofunksional. Disponimi i anë- tarëve të tjerë mund të jetë, por shpesh është qëndrim ashtu siç thotë shefi!”, tha deputeti Shukri Buja për “Kosova Sot”. Edhe kundërshtari tjetër i këtij koalicioni, Shaip Muja, tha se beson që me kalimin e kohës zërat kritikë me kërkesa për prishjen e koalicionit do të shtohen, sepse dështimet janë evidente dhe mospajtimet me këto dështime janë në rritje. Mirëpo, sikur në PDK, edhe në taborin tjetër të koalicionit, në LDK, nuk tremben fare nga kërkesat dhe presioni i individëve të tillë, të pakënaqur, çfarë në realitet ka pasur dhe ka edhe brenda LDK-së./kosova sot/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.