Eko Higjiena

Koalicioni në krizë

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Dështimi i seancave plenare për shkak të mungesës së deputetëve të pozitës, pavarësisht numrave që kanë në Kuvend, analistët po e shohin si pasojë e krizës me të cilën po përballet koalicioni qeverisës. Deputetë të pozitës thonë se ka edhe kolegë të tyre nga koalicioni që nuk dëshirojnë të shkojnë punët si duhet.

Kuvendi i Kosovës vazhdon të përballet me vështirësi serioze në realizimin e punës së tij, jo vetëm për shkak të bojkotimit nga partitë opozitare, por edhe për shkak të mungesës së deputetëve në koalicionin qeverisës në seanca plenare.

Partnerët e koalicionit qeverisës (PDK-LDK) po dështojnë që t’i mbajnë deputetët e tyre në seanca plenare dhe për këtë shkak po dështon miratimi i shumë ligjeve.

GRANDEMALL

Derisa zyrtarët e lartë të institucioneve të vendit mohojnë që koalicioni është në krizë dhe siç thonë ata, është përgjegjësi individuale e deputetëve të jenë të pranishëm në seanca, analistët politikë e thonë të kundërtën.

Analisti politik, Halil Matoshi, thotë për gazetën “Zëri” se dy partitë në Qeveri janë duke u përballur me një krizë, prandaj, siç thotë ai, vijnë këto mungesa të deputetëve në seanca plenare që e bëjnë Kuvendin të papërfillshëm.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.