GRANDEMALL

Koalicioni mund të “sakrifikoj” Jakup Krasniqin

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Hashim Thaçi e Ramush Haradinaj pritet t’i festojnë Krishtlindjet si partnerë qeveritarë.

Prijësit e dyja partive të dala nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës planifikojnë ta qyrtarizojnë koalicionin PDK-AAK, para 24 dhjetorit.

Burime brenda PDK-së kanë bërë të ditur se Haradinaj është pajtuar që të punojë me direktivat e Thaçit si zëvendëskryeministër.

“Hashim Thaçi do të vazhdojë të jetë kryeministër , Haradinaj zëvendës i tij, ndërkohë që AAK-ja pritet t’i marrë tri ose pesë ministri”, ka thënë për “Kohën Ditore” një zyrtar i lartë, i cili është në rrjedha të bisedimeve që janë zhvilluar mes Thaçit e Haradinajt.

Fundamenti

Jo zyrtarisht të njejtën gjë e kanë pohuar edhe zyrtarë të AAK-së.

“AAK-ja, pos postit të zëvendëskryeministrit, do t’i marrë edhe tri ministri dhe drejtimin e Kuvendit. Por nëse Thaçi nuk dëshiron ta largojë Jakup Krasniqin nga pozita e kryetarit të Kuvendit, ne i kërkojmë si kompensim edhe dy ministri të tjera. Pra gjithsej pesë ministri”, ka thënë zyrtari i AAK-së.

Të vetmen ministri që PDK-ja insiston me çdo kusht ta mbajë për vete, është ajo e Punëve të Brendshme.

Nga koalicioni qeverisës nuk pritet të ikë Koalicioni për Kosovë të re, ndërkohë që zëvendëskryeminister pritet të mbetet vetëm Behgjet Pacolli ndërkohë që Hajredin Kuçi e Mimoza –Kusari Lila, nëse mbesin në kabinetin e ri pas ndarjes së resorëve me AAK-në, do të ngarkohen vetëm me punë ministrore./Indeksonline/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.