Eko Higjiena

Koalicioni i zorit

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Dy ish-rivalët e moçëm politikë, Hashim Thaçi e Ramush Haradinaj, janë afruar mes vete për të qenë bashkë në pushtet. PDK po mendon që përmes AAK të vazhdojë edhe për një kohë të rrijë në pozitë, ndërsa Ramush Haradinaj në këtë situatë po synon të bëhet kryeministër.

Kur Ramush Haradinaj ishte shpallur i pafajshëm nga Haga në prill të vitit 2008, Kosova udhëhiqej nga koalicioni PDK-LDK.

Në atë kohë, lideri i AAK-së ishte kthyer në Kosovë me akuza të rënda në drejtim të PDK-së për krim, korrupsion e zhvatje.

Por, gjithçka ndryshoi kur lideri i AAK-së u rishpall i pafajshëm për herë të dytë dhe u rikthye në Kosovë në fund të nëntorit 2012, shkruan “Express”.

Në Prishtinë, ai nuk tha asnjë fjalë të keqe për PDK-në, ndërsa Hashim Thaçi e priti me ceremoni shtetërore rikthimin e ish-Komandantit të UÇK-së.

UBT

Pra, gjithçka ka ndryshuar në raportet Thaçi-Haradinaj ashtu siç ka ndryshuar edhe skena politike.

Në këtë situatë shumëkush po parashikon se PDK-AAK do të jenë në bashkëqeverisje, pavarësisht se dy vite më parë rivaliteti mes tyre ishte në kulm.

Tash Hashim Thaçit i duhet AAK-ja për të vazhduar qeverisjen e Kosovës, e edhe Ramush Haradinajt i duhet PDK për të ardhur në pushtet.

Por, viti 2012 po përfundon pa ndonjë rezultat konkret për lidhjen e re mes dy partive të dala nga lufta. Gjithçka pritet të sqarohet në muajt e parë të vitit 2013, kur pritet të flitet për problemin e veriut të Kosovës.