HIDROMORAVA

“Koalicioni i ri” e huton opozitën

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

“Zhurma” e krijuar javëve të fundit për mundësinë që Partia Demokratike e Kosovës (PDK) në shtator të këtij viti ta ndërrojë partnerin e koalicionit, përkatësisht në vend të Aleancës Kosova e Re të hyjë në qeverisje me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) në qeveri, sikur ka zënë në befasi dy partitë tjera opozitare, Lëvizjen Vetëvendosje dhe Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Përderisa përditë raportohet për zhvillime të ndryshme brenda Kosovës, tri partitë opozitare, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Vetëvendosja dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës pothuajse nuk janë duke u ndjerë “të gjalla”, ndërsa vëmendja është përqendruar tek ndryshimet në përbërjen e “formacionit qeveritar”.

HIDROMORAVA

Vetëm gjatë muajit të kaluar dhjetëra herë është përmendur mundësia që në vjeshtën e këtij viti të ketë rund të ri të bisedimeve me Beogradin zyrtar për veriun e vendit.

Kryeministri i vendit, Hashim Thaçi, dhe presidentja Atifete Jahjaga kanë pasur disa takime në Bruksel, ku gjithashtu janë kërkuar bisedime me Qeverinë e re të Serbisë, ndërsa opozita përgjithësisht ka qëndruar e heshtur. Përjashtim kanë bërë vetëm kur janë pyetur nga gazetarët… (Zëri)