Koalicioni i krimit

Kur partitë e mëdha i bashkon vetëm interesi. Qeveria i ka harruar krejtësisht qytetarët
Analistët vlerësojnë se koalicioni PDK-LDK do të mbijetojë me inercion të brendshëm, aq sa do të mund të pajtohen partnerët për ndarjen e kapjes së shtetit
Në deklarimet e tij të fundvitit të kaluar para medieve, kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka folur edhe për sfidat dhe mospajtimet e ndryshme që e kanë përcjellë në funksionimin e tij të vitit të parë koalicionin e madh PDK-LDK.
Ndonëse kryeministri ka thënë se koalicioni ka funksionuar në rrjedha normale, pa ndonjë krizë që rrezikon stabilitetin e tij, ai ka pranuar se në shumë raste të ndryshme ka pasur dhe vazhdon të ketë edhe mospajtime serioze për çështje të ndryshme, qoftë si politikë qeveritare, qoftë edhe për raportet mes dikastereve të ndryshëm ministrorë, me përkatësi të ndryshme politike në udhëheqje.
Pranimi i lehtë nga ana e kryeministrit, e ekzistimit të mospajtimeve të brendshme, sipas analistëve politikë, është vetëm një grimcë e vogël e së vërtetës së madhe të mospajtimeve serioze që po e përcjellin qeverisjen PDK- LDK.
Analistët shohin se ky koalicion, kjo “martesë” e bërë nga zori dhe interesi, me qëllime të zhvatjes së shtetit dhe krimit sa më të madh nga ministrat e PDK-LDK-së do të mbijetojë me inercion të brendshëm, aq sa do të mund të pajtohen partnerët për ndarjen e kapjes së shtetit./kosova sot/