Koalicioni i gjerë, pa PDK-në

Blloku i partive LDK, AAK dhe Nisma ka finalizuar draft-marrëveshjen me Lëvizjen Vetëvendosje rreth koalicionit të ardhshëm qeverisës. Pjesë e qeverisë, si kategori kushtetuese, do të jenë edhe pakicat. Andaj, i bie që në opozitë do të mbetej vetëm PDK-ja me ndonjë nga deputetët e pakicave nga partitë politike që nuk kanë siguruar më shumë sesa një vend në Kuvend.
Por, që kjo marrëveshje të jetësohet, megjithatë, blloku LAN që me bashkëngjitjen e Vetëvendosjes e shton edhe shkronjën ‘V’, do të duhet fillimisht ta kalon çështjen e zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit, ku pavarësisht votave që i ka siguruar për ta fituar këtë post, sërish mund të përballet me kontestin në Gjykatën Kushtetuese nga ana e PDK-së.
Sidoqoftë, tash për tash, koalicioni që pretendon të ndërtojë qeverinë e ardhshme të Kosovës me në krye Ramush Haradinajn, kryeministër, është pajtuar me parimet e lëvizjes Vetëvendosje që kanë të bëjnë me dialogun me Serbinë dhe privatizimin. Mes tjerash, parimet e Vetëvendosjes pretendonin që dialogu me Serbinë të rishikohet bashkë me marrëveshjet e arritura…(Tribuna).