UBT

Koalicioni dhe Vetëvendosja në raport të ngrirë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Koha kur Gjykata Kushtetuese pritet ta japë verdiktin mbi kushtetutshmërinë e zgjedhjes së Isa Mustafës kryeparlamentar, po ofrohet, por përpjekjet e koalicionit paszgjedhor LDK-AAK-Nisma për ta bërë edhe Vetëvendosjen partnerë të mundshëm qeverisës, po shuhen. Palët, siç është konfirmuar, nuk janë takuar që nga 16 korriku, apo një ditë para mbajtjes së seancës konstituive të Kuvendit, për të gjetur një pajtueshmëri për bashkëqeverisje.

Meqë VV-ja insiston t’i përmbushen kushtet, lideri i LDK-së ka dhënë një mesazh kuptimplotë për këtë lëvizje. Ai ka siguruar elektoratin se koalicioni do të qeverisë pa kushte dhe se bërthamë e këtij koalicioni është LDK, AAK dhe Nisma. “Do të qeverisim pa kushte. Rrugën e dimë. Ne arritëm të bëjmë një marrëveshje LDK, AAK, Nisma, të komunikojmë me VV dhe partitë e komunitetit joshumicë; të mbajmë një sjellje normale dhe demokratike edhe ndaj PDK-së dhe partive të koalicionit të saj.

Eco Higjiena

Ky është vullneti ynë dhe kultura jonë politike. Prandaj të gjithë ata që brengosen se do të jemi të kushtëzuar nga ky apo ai subjekt në qeverisjen e ardhshme, u them të flenë rehat…(Tribuna).

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.