RCCOLA

KMDLNJ – UP mbetet i politizuar

/ 3 minuta lexim

Pas zhvillimeve të fundit në Universitetin e Prishtinës, ka reaguar sot Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNJ), i cili veprimet e ish-rektorit, Mujë Rugova i ka vlerësuar si legjitimim dhe vazhdimësi e gjendjes kaotike në UP. KMDLNj ka kërkuar depolitizimin e Universitetit të Prishtinës kërkesë kjo e organizatave studentore, ndërkohë që ka e dënuar dhunën e policisë së Kosovës gjatë protesës së djeshme studentore.

Sipas KMDLNJ-së, ish-rektori, Mujë Rugova, para se të largohej ka ndërmarrë veprime për t’i sistemuar vartësitë dhe besnikët e tij duke e legjitimuar vazhdimësinë e gjendjes kaotike që ka ekzistuar në këtë Universitet.

“Rektori në ikje propozoi të rrënohet kisha ortodokse e ndërtuar në pronën e Universitetit pa përfillur fare realitetin që gjatë tërë mandatit të tij kishte heshtur. Të heshtësh gjatë tërë mandatit (dhe vazhdimit të tij) dhe të propozosh diçka që nuk mund të realizohet tani është përpjekje për t’i mbuluar dhe kapitalizuar dështimet gjatë punë së tij si rektor. Të dalësh me këtë propozim vetëm një muaj pas përfundimit të pavarësisë së mbikëqyrur është non sens politik dhe intelektual”, thuhet në një komunikatë të KMDLNJ-së, e cila ka propozuar që të gjitha vendimet e tre muajve të fundit që janë marrë nga ish rektori Mujë Rugova të shfuqizohen dhe menjëherë të fillojnë hetimet ndaj atyre që i kanë marrë këto vendime.

“KMDLNj vlerëson se Universiteti i Prishtinës ka qenë i politizuar dhe se edhe tash është i politizuar duke cilësuar se edhe zgjedhja e rektorit të tashëm z. Ibrahim Gashi është 100% i natyrës politike, andaj ka pak shpresa se do të ketë sukses depolitizimi i këtij Institucioni të lartë arsimor- Universitetit të Prishtinës”, thuhet në komunikatë.

Eco Higjiena

KMDLNj në këtë aspekt përkrah depolitizimin e Universitetit të Prishtinës kërkesë kjo e organizatave studentore të cilat shprehën pakënaqësinë e tyre duke demonstruar para rektoratit të Universitetit të Prishtinës.

KMDLNj ka dënuar përdorimin e forcës ndaj studentëve protestues nga ana e Policisë së Kosovës duke e cilësuar si të paarsyeshme, të panevojshme dhe të ngutshme.

“KMDLNj kërkon nga Inspektorati policor i Kosovës t’i filloj menjëherë hetimet për tejkalimin e autorizimeve zyrtare të Policisë së Kosovës dhe atyre që kanë urdhëruar përdorimin e forcës. Vetëm në këtë mënyrë Policia e Kosovës do të fitoj besimin e qytetarëve”, thuhet, ndër të tjera në komunikatën e KMDLNj, e cila ka kërkuar që objekti i papërfunduar i Kishës Ortodokse serbe i ndërtuar në pronën e Universitetit të Prishtinës të trajtohet si të gjitha objektet e ndërtuara, sipas ligjeve diskriminuese të sistemit jugosllav.