Hidromorava

KMDLNJ: KEDS frynë faturat

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

KEDS për të keq i befasoi qytetarët e Kosovës në përgjithësi ndërsa ata të Prishtinës në veçanti me faturimin e shpenzimeve të rrymës për muajin nëntor të cilat krahasuar me muajin tetor ishin 100% më të shtrenjta e në disa raste edhe më shumë. KMDLNj – së, i janë drejtuar qytetarë të Prishtinës të cilëve shuma e faturuar ishte edhe dhjetëfishi i faturave të mëparshme ndonëse nuk ishin shpenzues të mëdhenj.

KEDS ka filluar zbatimin e tarifave të dimrit për konsumatorë ku shpenzimi llogaritet i përshkallëzuar varësisht se sa është shpenzuar kjo rrymë në këtë periudhë. Në fakt, KEDS tarifat dimërore do t’i zbatojë për 6 muaj gjatë vitit e që paraqet se llogaritjen e kohës e bën sipas kritereve që mundëson fitime marramendëse për këtë kompani dhe dëme serioze, të paarsyeshme dhe jo normale për buxhetin e familjeve, shpenzues të energjisë elektrike në Kosovë.

KMDLNj nuk e ka të qartë dhe se në çka mbështetet KEDS kur e llogarit periudhën dimërore në gjashtë muaj dhe pse autoritetet kosovare përkatësisht Zyra e Rregullatorit nuk reagon në mbrojtje të konsumatorit dhe nuk e parandalon këtë veprim arbitrar dhe të dëmshëm të KEDS. Edhe ashtu pjesa dërmuese e familjeve kosovare përballen me probleme serioze për sigurimin e mbijetesës dhe ky haraç i KEDS-it do të ndikojë edhe më shumë në përkeqësimin e gjendjes ekonomike duke rrezikuar edhe shëndetin e tyre.

ARKATANA

Prandaj, KMDLNj fton autoritetet kosovare që të intervenojnë menjëherë duke e pamundësuar këtë plaçkitje që u bënë KEDS qytetarëve të Kosovës. Në të kundërtën qytetarët duhet të organizohen, mos t’i paguajnë faturat e fryra të energjisë elektrike dhe të demonstrojnë për realizimin e të drejtave të tyre për një furnizim të rregullt me energjinë elektrike me një çmim që është i përballueshëm dhe i cili është në përputhje me mundësitë e tyre materiale. Në Kosovë çmimi i energjisë elektrike është më i larti në rajon ndërsa standardi jetësor është më i ulëti në rajon.

Tarifa dimërore në kohëzgjatje prej 6 muajve është skajshmërisht diskriminues, i papërballueshëm për shpenzuesit e vegjël (amvisëri, pensionistët dhe bizneset e vogla) dhe nëse nuk ndryshohet protestat e qytetarëve do të jenë të pashmangshme. Dhe do të jenë plotësisht të arsyeshme, thuhet nw njoftimin e KMDLNj-së.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.