GRANDEMALL

Klubi Rotarian Gjilani shpërndan dhurata për fundvit

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Rreth 55 familje që jetojnë në dy Banesat Sociale në Gjilan, në këtë fundvit, janë ndihmuar nga Klubi Rotarian Gjilan, me dhurata për fëmijë dhe pako ushqimore (produkte të mishti).

Pasi ditë më parë, ky Klub kishte organizuar aktivitetin e tyre tradicional “Darka e fundvitit”, nga ku ishin grumbulluar mjete për këtë aktivitet, tani më është bërë edhe shpërndarja e tyre për këto familje që jetojnë në këto dy ndërtesat e banimit social.

“Babadimri rotarian”, rolin e të cilit e luante rotariani gjilanas Fatos Qerimi, shoqëruar edhe nga rotarian të tjerë, Vehbi Salihu, Ardian Shllaku e Muhamet Halili, kanë trokitur në çdo derë të këtyre dy ndërtesave kolektive dhe me urimet për festat e fundvitit kanë shpërndarë dhuratat, e nga ana tjetër ata janë mirëpritur jashtëzakonisht mirë nga të gjitha këto familje, e sidomos nga fëmijët që u shprehen të lumtur për praninë e Babadimrit edhe në banesat e tyre.

GRANDEMALL

Ky aktivitet u mundësua fal ndihmës të të gjithëve rotarinëve gjilanas, pastaj mysafirëve nga RC Ferizaj, nga kreu i komunës Lutfi Haziri, rotariani Neshad Asllani, biznesmeni Afrim Hasani, e një kontribut të veçantë me dhurata për fëmijë, e kanë dhënë edhe Rotaract Club “Illyrian” nga Prishtina.

Përndryshe, aktivitetet shërbyese për komunitetin lokal, por edhe me gjerë , të Klubit Rotarian Gjilani do të vazhdojnë edhe në të ardhmen përmes aktiviteteve të ndryshme rotariane thuhet në njoftimin e këtij klubi./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.