UBT

Klubi nga Arabia Saudite me ofertë për Ermal Krasniqi – ylli i Kosovës mund të luajë kundër Ronaldos dhe Benzemas sezonin e ardhshëm

/ 2 minuta lexim
HW

Në zyrat e klubit Cluj ka arritur një ofertë e madhe për Ermal Krasniqin nga klubi i Arabisë Saudite, Al Riyadh.

Sipas mediumit ‘ProSport’, Krasniqi mund të përfundojë në ligën e re të yjeve, nga Arabia Saudite, pasi klubi Al-Riyadh ka bërë ofertë në vlerë prej 5 milionë euro për 24 vjeçarin.

Mësohet se Cluj është i kënaqur me shumën e ofruar, por jo me mënyrën se si arabët duan të bëjnë pagesën.

Propozimi i tyre ka qenë që shuma të paguhet me disa këste, ndërsa drejtuesit e Cluj duan që paratë të paguhen në maksimum dy këste.

Mobi Casa

Bisedimet do të vazhdojnë këto ditë dhe ka mundësi që të gjendet një zgjidhje për ta çuar Krasniqin në skuadrën e sapograduar në ligën e parë të Arabinë Saudite.

Al-Riyadh po kërkon të nënshkruajë më shumë lojtarë nga Evropa pas promovimit dhe sjelljes së trajnerit të ri belg Yannick Ferreira, i cili ka një titull në Arabinë Saudite me Al-Shabab dhe një kupë belge me Standard Liege.

Disa yje të futbollit evropian i janë bashkuar Cristiano Ronaldos këtë verë në ligë që synon të bëhet më popullor. Karim Benzema, N’Golo Kante, Kalidou Koulibaly, Edouard Mendy dhe Marcelo Brozovic janë disa nga emrat që nga Evropa kanë kaluar në Arabinë Saudite. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.