Fundamenti

Klubi i njohur spanjoll në bisedime të avancuara me Interin për Kristjan Asllanin

/ 1 minutë lexim
FITORJA

Skuadra spanjolle Real Betis është në bisedime me Interin për mesfushorin shqiptar Kristjan Asllani, por burime nga Italia raportojnë se zikaltrit e vlerësojnë lojtarin me rreth 20 milionë euro.

Sipas mediumit spanjoll ABC, Betis është në bisedime të avancuara për të nënshkruar me Asllanin, duke ofruar nga gjashtë deri në tetë milionë euro për kartonin e tij.

Megjithatë, Calciomercato.com shkruan se dy klubet janë ende larg një marrëveshjeje, pasi Inter kërkon minimumi 18 deri në 20 milionë euro për kartonin e mesfushorit 23-vjeçar.

UBT

Asllani ka përfunduar sezonin e dytë në ‘Giuseppe Meazza’, por nuk ka arritur të sigurojë një vend titullari në formacionin e Interit.

Real Betis mund të përpiqet të afrohet me kërkesat e Interit duke përfshirë një përqindje nga shitja e ardhshme të lojtarit si pjesë e marrëveshjes.

Sipas Calciomercato, bisedimet nuk janë ende në një fazë të avancuar, por interesimi i Betisit është i vërtetë./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.