Mobi Casa

Klubi i njohur heq dorë nga Muriqi

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Klubi turk ishte njëri prej kandidatëve për ta transferuar sulmuesin kosovar, i cili është në largim e sipër nga Lazio.

Por, gjiganti nga Stambolli s’është i gatshëm t’i paguajë 10-12 milionë euro për prizrenasin, aq sa i kërkon klubi i tij aktual.

Për këtë arsye, drejtuesit e Galatës e kanë marrë rrugën drejt Italisë, por për një objektiv tjetër.

Mediumi italian “Corriere dello Sport” raporton se gjatë javës një delegacion i Galatasarayt do të qëndrojë në Itali për të biseduar me Cagliarin për kartonin e Joao Pedros, përcjell “Gazeta Express”.

Klubi nga Serie A i kërkon 10 milionë euro, ndërsa lojtari e do një rrogë prej 2 milionë eurosh.

ARKATANA

Kështu, Lazio duket se e ka humbur një blerës eventual të 28 vjeçarit.

Ndërkohë, Muriqin e do Mallorca, ku e kaloi një eksperiencë pozitive në gjashtë muaj huazimi.

Në Turqi e do ish-klubi i tij, Fenerbahçe, kurse në Angli interesim për të ka shfaqur Hull City.

Muriqi do të largohet gjithsesi nga Lazio gjatë kësaj vere, edhe pse ka kontratë me klubin italian deri në vitin 2022.

Për një vit e gjysmë, ish-futbollisti i Rizesporit i kishte realizuar vetëm dy gola dhe i kishte bërë dy asistime në ekipin nga Roma. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.