Fundamenti

Klubi i Karatesë “AS” nga Gjilani pjesëmarrës me 3 karateistë në “Youth League”

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Klubi i Karatesë “AS” nga Gjilani, do të merr pjesë me tre karateistët e saj në “Youth League” në qytetin bregdetarë të Poreҫ në Kroaci.

Në këtë turnir të Ligës së të rinjëve, i cili ka përmasa botërore, forcat do ti masin edhe Elorinë Musliu, Buron Nuhiu e medalistja e Kampionatit Ballkanik 12 vjeqarja, Erina Sherifi.

Tre karateistët do ti sprovojnë forcat e tyre në këtë konkurrencë të madhe në luftëra e kumite.

Fundamenti

Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës në karate U-14, Alban Beqiri, i cili njiherit është edhe trajner i KK “AS” nga Gjilani, është shprehur mjaft optimist, duke thekusar se do të udhëtojnë nesër paradite drejt qytetit bregdetar të Kroacisë, Poreҫ.

“Është nder i veçantë të garosh në një konkurrencë botërore me karateistët e klubit të cilët për çdo ditë ushtrojmë dhe kërkojmë rezultate kulminante. Për karateistët, do të jetë një përvojë shumë e mirë për të parë nga afër cilësitë e tyre me bashkëmoshatarët e tyre nga mbarë bota. Ne udhëtojmë mjaft të përgatitur dhe shpresojë se karateistët do të japin më të mirën e tyre për të përfaqësuar klubin dhe shtetin e Kosovës, në një turnirë çfarë është “Youth League”.

Garat do të mbahen nga 28 Qershori gjerë me 2 Korrik. Këto gara i organizon Federata Botërore e Karatesë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.