Eko Higjiena

Klubi i Gazetarëve “Beqir Musliu” në 13-vjetorin e themelimit

/ 4 minuta lexim
ARKATANA

Nga Nexhat Buzuku – Informimi i shpejtë, objektiv, i paanshëm, i bazuar në burime të sakta, duke respektuar me përpikëri kodin etik, edhe në vitin 2013 dhe në fillimvitin 2014 mbeti dhe vazhdoi të jetë parim, normë dhe synim i Klubit të Gazetarëve “Beqir Musliu” në Gjilan.

Prandaj, sot, me 16 janar 2014, KG “Beqir Musliu” shënoi 13-vjetorin e themelimit (16 janar 2001), duke përmbledhur një epokë të shkëlqyeshme informative, duke kryer misionin në mënyrën më të denjë, atë mision që ka dhe reflekton gazetaria e mirëfilltë, transparente, gazetari plotësisht e angazhuar.

Klubi i Gazetarëve “Beqir Musliu” ka bërë e vazhdon të bëjë gazetari pasqyruese, gazetari në interesin qytetar. Pasqyrues e ndërtues, reflektues e avancues, në mënyrë profesionale, pa deformuar asnjëherë të vërtetën. Ky ishte dhe mbeti përcaktimi i këtij institucioni gazetaresk, që në epiqendër të informimit pati dhe do të ketë qytetarin, zërin e tij.

Kryetari i Klubit të Gazetarëve “Beqir Musliu”, Musa Sabedini, me profesionalizëm e përkushtim, vendosmëri e guxim, me frymën bashkëpunuese që kultivon, me elitën e gazetarisë gjilanase e rajonale e shndërroi këtë klub gazetarësh në shtëpi të fuqishme mediale, duke tejkaluar kufijtë rajonal. E kanë thënë të tjerët se gazetaria e Gjilanit, me saktë KG “Beqir Musliu” bëri organizimin më të mirë në fushën e informimit në nivel vendi, duke qenë një shembull i informimit qytetar, që për 13 vite nuk arriti asnjë komunë apo rajon tjetër.

Klubi i Gazetarëve “Beqir Musliu” i Gjilanit arriti të ngritët në një formacion të shkëlqyeshëm informativ, me gazetarë elitarë dhe të përgatitur në aspektin arsimor dhe intelektual, duke përçuar e transmetuar lajmin e parë, në mënyrë profesionale, pa prekur e cenuar privatësinë, integritetin as identitetin individual të askujt.

Zëri i qytetarit ka qenë pikënisje e secilit lajm. Motoja ishte dhe mbetet qytetari, hallet, telashet, problemet, jeta, lëvizjet sociale. KG “Beqir Musliu” ka trajtuar e pasqyruar të gjitha ecuritë zhvillimore e problemore të jetës shoqërore, politike, ekonomike, arsimore, shëndetësore, të policisë, gjykatave, të krimit e trafikimit, të kulturës, sportit e të tjera tema që kanë prekur jetën qytetare.

Mobi Casa

Klubi për këto vite ka mbajtur mbi 160 debate me interes komunal, rajonal, vendor e ndërkombëtar. Klubi ka qenë strehë e gazetarëve, ku ata kanë pasur mundësitë dhe kushtet për të ushtruar me dinjitet zejen e gazetarisë.

Klubi i Gazetarëve “Beqir Musliu” ka ndërtuar institucionin e debatit, ka trajtuar tema e dilema ndër më të ndryshmet. Kështu do vazhdojë edhe në të ardhmen, duke pasur gjithnjë e në çdo kohë e rrethanë në epiqendër të lajmit, të informacionit qytetarin. Prandaj, KG “Beqir Musliu” bëri dhe do bëjë gazetari qytetare, duke pasqyruar, patjetër, edhe punën e institucioneve komunale, dhe të gjitha segmenteve të jetës publike që ndërlidhen me qytetarin dhe qytetarinë. Do vazhdojë rrugëtimin vertikal në informim, pa u hamendur të informojë dhe të bëjë publike secilën shkelje, devijim apo deformim të të drejtave dhe lirive qytetare.

Mirëpo, synim do mbetet informimi korrekt dhe pasqyrimi që përvijon konstruktivitet dhe jo destruktivitet, jo gazetari agresive denigruese, por, gjithsesi, gazetari agresive ndërtuese dhe pasqyruese.

Në këtë përvjetor, patjetër, duhet të spikaten ata që ishin dhe mbetën pjesë e formacionit informative, e elitës informative në rajon e përtej, për vite, duke përçuar lajmin e duke pasqyruar për jetën me të gjitha ngjyrat e saj: Musa Sabedini, Hasan Bunjaku, Ilmi Musliu, Nexhat Buzuku, Ganimet Klaiqi, Enver Sadiku, Sami Durmishi, Muhamet Halili, Xhevat Latifi, Ardiana Pajaziti, Heset Zymberi, Xhevat Sopi, Tefik Selimi.

Për fund, Klubi i Gazetarëve “Beqir Musliu” do vazhdojë të pasqyrojë, reflektojë e informojë me kohë, me objektivitet, paanshmëri dhe profesionalizëm, gjithmonë duke respektuar kodin etik në lajmbërje dhe informim në përgjithësi.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.