UBT

Klubi i boksit “Drita” me 2 korrik nderon ish-boksierin e dëshmorin e kombit Agim Rashiti

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Klubi i Boksit, Drita me 2 korrik në Palestrën Sportive “Bashkim Selishta-Petriti” në Gjilan, në shenjë të përkujtimit të ish-boksierit dhe dëshmorit të kombit, Agim Rashiti, do të mbanë turnirë të boksit. Ky turnir madhështorë do të mbahet pas dy vitesh për shkak pandemisë Covid-19, por në të shumtën e rasteve ky turnir po neglizhohet duke pasur mjaft probleme për tu zhvilluar për shkak mjeteve financiare.

Ish-boksieri e dëshmori i kombit, Agim Rashiti, ra në altarin e lirisë për të mos vdekur kurrë me 28 mars 1989 në oborrin e Spitalit Rajonal të Gjilanit, në demonstratat e mëdha të cilat u zhvilluan në këtë periudhë të vështirë të popullit shqiptarë.

United Hospital

Agim Rashiti i kishte plot 26 pranvera kur me gjakun e tij po mbronte lirinë e popullit të tij, por plumbat gjakatarë të pushtetit serb e qëllojnë që ne sot të gëzojmë idealin e që ishte liria e popullit të Kosovës.

Në turneun e madh të boksit i cili pritet të zhvillohet me 2 korrik, do të marrin pjesë boksier nga Kosova, Maqedonia e Veriut e Mali i Zi, ku do të zhvillon 12 lufta. Dy trajnerët e KB Drita Nazim Halili e Musli Zymberi, që po mbajnë gjallë boksin gjilanas me shumë nostalgji e krenari, kujtojnë shokun e tyre dëshmorin Agim Rashitin. “Agimi ishte një boksier me shumë perspektivë, por lirinë e popullit shqiptarë e deshti më shumë se boksin, ku njeherit edhe ra dëshmorë. Në shenjë të jetës së Agimit që dha jetën për lirinë, do ta nderojmë me këtë turnir të boksit. Jemi shumë krenar që së bashku kemi zhvilluar karrierën e boksit me dëshmorin Agim Rashiti, ndërsa vepra e tij heroike u bëftë lule e lirisë për popullin shqiptarë”, kanë theksuar, dy ish-boksier e tani trajnerë, Halili e Zymberi . Të gjitha shpenzimet e këtij turneu do t`i bartë Komuna e Gjilanit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.