ARKATANA

Klubi futbollistik “1922 Mutareke” nga Bursa ndihmon Dritën e Gjilanit

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Fatih Pollat kryetar i klubit futbollistik nga Bursa tha se do ta ndihmojë në mënyrë vëllazërore KF “Drita” nga Gjilani. Ky klub ka sjellur për nevojat e Dritës nga 30 palë rekuizita në veshje sportive, topa, dorëza e material tjetër i nevojshëm për lojtarët.

Një delegacion i KF “1922 Mutareke” nga Buresa ka qëndruar të martën në Gjilan ku kanë vizituar KF “Drita”. Delegacioni nga Bursa e Turqisë pos takimeve të ngrohta që kanë zhvilluar me Ismajl Rashitin kryetar i KF “Drita” dhe kryesin e klubit ku merrte pjesë edhe drejtori i kulturës Veton Nevzati, ata kanë sjellur edhe disa rekuizita sportive shumë të nevojshme për ekipin e Dritës.

Fatih Pollat kryetar i klubit futbollistik nga Bursa tha se do ta ndihmojë në mënyrë vëllazërore KF “Drita” nga Gjilani. Ky klub ka sjellur për nevojat e “Dritës” nga 30 palë rekuizita në veshje sportive, topa, dorëza e material tjetër i nevojshëm për lojtarët.

Fatih Pollat tha se kjo nuk do të jetë ndihma e vetme sepse ne tani do të miqësohemi edhe më shumë dhe do të shkëmbejmë përvojat e të dyja klubeve.

Fundamenti

Veton Nevzati drejtor për kulturë, rini e sport tha se ndihma e klubit nga Bursa është shumë domethënëse. “Me Bursën na lidhin shumë aspekte, madje edhe familjare. Ky kontribut që vije në fushën e sportit vetëm sa e shtonë edhe më shumë miqësinë dhe bashkëpunimin e dyanshëm” tha Nevzati.

Ismajl Rashiti kryetar i klubit “Drita” tha se janë të lumtur që po kanë mundësi të këmbejnë përvojat me ekipet futbollistike nga Bursa e Turqisë. “Turqia në përgjithësi e ka ndihmuar shumë sportin kosovar dhe edhe kjo ndihmë është në funksion të ndihmesës për ta ndërkombëtarizuar edhe më shumë futbollin gjilanas”.

Rashiti tha se shumë shpejt do të luhen edhe ndeshje miqësore në mes të dyja ekipeve./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.