Klubet e Gjilanit ndihen të anashkaluara nga MKRS-ja

Gjilan- Valentina Bunjaku ka reaguar ndaj Ministrisë së Kulturës e cila me projektet e fundit e ka anashkaluar sportin dhe kulturën gjilanase.
Komuna e Gjilanit vazhdon të mbetet jetim me ketë keqqeverisje. Kështu shprehet e revoltuar Valentina Bunjaku-Rexhepi kryetare e Klubit Futbollistik të Femrave “Drita-Gj”.
Bunjaku mendon se Anamorava po anashkalohet qëllimisht dhe po shkelet, e, po varfërohet dhe mbytet. Ajo thotë se Ministria e Kulturës as që ka menduar për rajonin e Gjilanit.
MKRS nuk ka paraparë asnjë cent për Anamoravë, bile as për stadiumin e Gjilanit ku edhe gravitojnë komunat Artanë,Viti dhe Kamenicë. Ky është një diskriminim total ndaj sportit gjilanas dhe bartësve të saj.
Bunjaku tha se është e pandershme që MKRS të gjejë mjete për fushat private të futbollit e mos të japi mjete për një qytet që njihet për kultivimin e sportit në përgjithësi.
“MKRS ka dëshmuar edhe në praktik se për dikë është nënë e për dikë është njerkë” tha Rexhepi./rajonipress/