KKVITI

Klonohet “Hashim Thaçi”

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Kryeministri kosovar, Hashim Thaçi ndoshta është njëri ndër politikanët e fundit të vendit që vendosen që të hapin llogari në rrjetin social facebook, por faqja e tij po rritet shpejt. Deri tash atij ia kanë bërë “like” mbi 36 mijë përdorues të këtij rrjeti, në të cilin tha se hyri me sugjerimin e birit t tij, Endritit.

Por, në kuadër të rritjes së tij, ka filluar që emri i tij të përdorët edhe nga seret e rrem, që kohë më parë facebook njoftoi zyrtarisht se mund të ekzistojnë mbi 80 milionë përdorues të rrem në këtë rrjet.

Eco Higjiena

Edhe Kryeministri Hashim Thaçi, karshi faqes së tij zyrtare, ka edhe një faqe të klonuar. Faqja e dytë, e cila po ashtu mbanë të postuar gjithçka që Kryeministri poston në faqen e tij, po shpërndahet si reklamë me parapagesë. Deri tash, faqja e klonuar e Kryeministrit Hashim Thaçi është rritur në afër 5 mijë “like”./express/