RCCOLA

Kllokoti paguan 43 mijë euro qira në mungesë të objektit

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Kllokot – Mungesa e objektit të Administratës komunale , ka bërë që Kllokoti , nga buxheti i saj për çdo muaj të paguaj nga 3 mijë e 600 euro apo 43 mijë euro në vit në emër të qirasë.

Kjo shumë sipas drejtuesve komunalë është një barrë e madhe për buxhetin, pasi ai kap shifrën 800 mijë euro dhe mjetet e dedikuara në emër të qirasë kufizojnë Komunën që të realizojë projekte të ndryshme në emër të qytetarëve.

Sasha Mirkoviq, kryetar Komune, ka thënë se edhe pse kanë kaluar 3 vjet që kur është themeluar Kllokoti, kësaj komune , funksionon në objekte private dhe për shfrytëzimin e tyre duhet të paguajë qiranë.

Hidromorava

Mungesa e objektit të administratës , ka bërë që drejtoritë e kësaj komune të shpërndahen nëpër objekte private ,për të cilat paguajmë qira në shumën prej 3 mijë e 600 euro në muaj”, ka thënë Mirkoviq.

Ai ka theksuar se ky problem pos që po dëmton buxhetin komunal, ndikon edhe në efikasitetin të vetë drejtorive pasi kushtet në të cilat punojnë këto drejtori janë të vështira, ndërtimi i objektit të ri të administratës së Kllokotit , është para përfundimit dhe besojmë se shumë shpejtë ky problem i qirasë dhe i shpërndarjes së drejtorive në objekte private do të zgjidhet , është shprehur Mirkoviq.

Edhe, Refik Halili, nënkryetar i komunës, ka njoftuar se krahas objektit të Komunës në Kllokot , është para përfundimit edhe objekti i Qendrës së Punës Sociale , ai i çerdhes për fëmijë pastaj objekti i ri i stacionit policor e shumë shpejt pritet edhe nisja e ndërtimit të QMF-së , gjë që do të përmirësojë dukshëm shërbimet dhe do të lehtësohet buxheti komunal./rajonipress/