Kllokoti ka vazhduar me pastrimin e rrugëve nga bora
Gjilan – Shkrirja e borës nga ngritja temperaturave kanë vështirësuar kalueshmërinë në rrugët e komunës së Kllokotit dhe që nga mëngjesi i sotshëm është duke vazhduar pastrimi i të gjitha rrugëve dhe rrugicave, edhe pse në të njëjtat rrugë është intervenuar disa herë.
Drejtori i Administratës dhe Shërbimeve publike, Hidajet Ahmeti, tha se ekipi për pastrimin e rrugëve është duke qëndruar në terren.
“Kemi intervenuar në momente kur ka pas nevojë, por ne si komunë nuk kemi të kontraktuar asnjë kompani, kemi një kamion që është në pronësi të komunës dhe ka qenë e papërballueshme në aspektin financiar që komuna të shpërndaj kripë apo zhavorr dhe si pasojë e kësaj me ngritjen e temperaturave është shkrirë bora dhe na duhet më ndërhy shumë herë” tha Hidajet Ahmeti.
Sipas tij nuk ka probleme në kalueshmërinë e rrugëve, por prapë do të jemi në gjendje gatishmërie që të intervenojmë, edhe nëse vazhdojnë të reshurat e borës prapë./rajonipress/


