Fundamenti

Kllokoti ka tejkaluar të hyrat vetanake për 130 për qind

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Kuvendi Komunal i Kllokotit ka miratuar të mërkurën raportin vjetor për vitin 2012, të të hyrave dhe shpenzimeve komunale.

Drejtori i Drejtorisë për buxhet dhe financa, Lubomir Przhiq, ka thënë se Komuna e Kllokotit , gjatë vitit 2012, ka menaxhuar me një buxhet prej 885 mijë e 797 eurosh , prej të cilave mjete pjesa dërrmuese është harxhuar në paga dhe mëditje , kurse 177 mijë e 480 euro ishin të parapara për investime kapitale dhe 124 mijë euro për shërbime dhe mallra.

Kuvendi Komunal i Kllokotit , ka miratuar të mërkurën raportin vjetor për vitin 2012 të të hyrave dhe shpenzimeve komunale.

Lubomir Przhiq drejtor për buxhet dhe financa ka thënë se ky tejkalim është bërë falë inkasimit mbi planin e të hyrave vetanake , pasi nga rreth 43 mijë euro të planifikuara , janë inkasuar mbi 73 mijë euro. Sipas tij këto mjete pastaj janë bartur te shpenzimet dhe mallrat , ku përmes bashkëparticipimit me donatorë janë realizuar projekte të ndryshme siç është pastrimi i shtratit të lumit “ Morava”, pastaj rregullimi i trotuarit në Kllokot dhe projekte të tjera, ka thënë Przhiq.

ARKATANA

Ai ka theksuar se tejkalimi i planit të inkasimit të të hyrave vetanake ka bërë që komuna gjatë këtij viti të ngrejë shkallën e planifikimit të këtyre të hyrave në 75 mijë euro.

Por, këshilltarët komunalë të Kllokotit , vërejtjet kryesore i kanë dhënë rreth shpenzimit të buxhetit komunal e sidomos në mospagesën e mëditjeve për anëtarët e Kuvendit Komunal si dhe pagesën e vendimeve të gjykatave.

Shaip Rexhepi , këshilltar komunal , ka thënë se komuna , edhe pse e obliguar nuk i ka paguar nga170 euro mëditje për këshilltarët komunalë gjatë vitit 2012.

Kurse, Refik Halili, nënkryetar i komunës së Kllokotit, ka thënë se vërejtjet që mund t’ i jepen raportit vjetor mbi të hyrat dhe shpenzimet komunale , nuk janë me vend sepse komuna është munduar që sa me më nikoqirllëk të shpenzojë mjetet buxhetore në kodin e shërbimeve dhe mallrave./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.