RCCOLA

Kllokoti, ka dyfishuar inkasimin e të hyrave nga tatimi në pronë

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Kllokot – Komuna e Kllokotit edhe pse si komunë e re e formuar para vetëm tri vjetësh, falë angazhimit permanentë të zyrtarëve të administratës të sektorit për tatim në pronë, ka arrit të tejkaloj për më shumë se 100 përqind të hyrat vetijake nga inkasimi i tatimit në pronë nga qytetarët e kësaj komune për vitin 2012.

Zoran Cvetkoviqi, menaxher i Zyrës për tatim në pronë, thotë se falë angazhimit dhe punës efikase të zyrtarëve të kësaj komune , por edhe vetëdijesimit të qytetarëve se duhet të paguhet ky tatim, që është e hyrë e vetme buxhetore për komunën, kemi arritur që të tejkalojmë planin e inkasimit për më shumë se 100 përqind.

Mobi Casa

Sipas tij, komuna e Kllokotit , gjatë periudhës 1 janar-31 dhjetor 2012 , ka arkëtuar pakë më shumë se 73 mijë euro, e me buxhet ishin të planifikuara diku rreth 43 mijë euro.

Cvetkoviq shprehet se këto mjete u janë kthyer sërish qytetarëve përmes investimeve në projekte kapitale në këtë komunë. /rajonipress/